Taravari: Gjuha shqipe të ketë status të njëjtë me gjuhën maqedonase

Date:

Share post:

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka rikthyer në vëmendje çështjen e statusit të gjuhës shqipe, duke theksuar se ajo nuk gëzon të njëjtin nivel përdorimi zyrtar si në Kushtetutën e vitit 1974, kur Maqedonia ishte republikë në përbërje të ish-Jugosllavisë.

Sipas tij, edhe pse në vitin 1974 gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991 ajo u përdor, por pa status zyrtar. Vetëm pas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, ligji e njohu përdorimin zyrtar në territoret ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë.

Ligji i fundit, i vitit 2017, e zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe, por Taravari shprehet se “fatkeqësisht, implementimi nuk është ashtu siç duhet”. Ai shton se gjuha shqipe ende përcaktohet si “gjuhë e 20% të popullsisë”, çka sipas tij duhet të ndryshojë, duke e rikthyer statusin e barabartë me gjuhën maqedonase:
“Duhet të jenë dy gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, shqipja dhe maqedonishtja, si gjuhë të dy etnive që përbëjnë 90% të popullsisë.”

Taravari thekson se ka institucione që e anashkalojnë përdorimin e gjuhës shqipe, veçanërisht ato të drejtuara nga maqedonasit, ndërsa aty ku drejtues janë shqiptarë, ligji zbatohet. Ai përmend ekzistencën e një agjencie speciale për përdorimin e gjuhës shqipe, e cila sipas tij nuk funksionon siç duhet dhe nuk ndëshkon shkelësit e ligjit.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët shpreh besim se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim objektiv e racional mbi këtë çështje, pasi një vendim i kundërt “nuk do të ishte i mirë për shoqërinë në tërësi”.

“Në Maqedoninë e Veriut stabilitetin dhe destabilitetin e sjellin dy popujt kryesorë. Shumë e rëndësishme është të ruajmë kohezionin e brendshëm mes tyre. Ne kemi ligje fantastike, por problemi është moszbatimi i tyre”, – u shpreh Taravari.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...