Monumentet historike, magnet për turistët e huaj, por mungesa e Muzeut lë një boshllëk të madh në Durrës

Date:

Share post:

Këtë vit, monumentet historike të Durrësit kanë pritur rreth 16 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Amfiteatri Antik, perla e arkeologjisë shqiptare dhe simbol i lashtë i qytetit, vijon të tërheqë vëmendjen më të madhe të vizitorëve, ndonëse nuk ka një ciceron që të shpjegojë në gjuhë të huaj. Një tjetër pikë referimi është Torra Veneciane, pranë portit dhe Velierës, që ruan gjurmë të rëndësishme të trashëgimisë mesjetare.

Megjithatë, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, një ndër pikat më të rëndësishme për të njohur historinë e një prej civilizimeve më të vjetra të Mesdheut, vijon të jetë i mbyllur për shkak të rikonstruksionit dhe problematikave të tij. Edhe Muzeu Etnografik është i mbyllur. Ky realitet krijon një boshllëk të madh për vizitorët që duan të ndjekin në mënyrë të plotë rrugëtimin historik të qytetit.

Një çift turistësh nga Polonia thotë se është dita e parë e vizitës dhe mezi presin të shijojnë eksperiencën në Shqipëri.

Një tjetër vizitor i huaj thekson se vendi ka natyrë të bukur dhe histori të pasur: “Në botë ka shumë vende për t’u vizituar, por Shqipëria padyshim duhet parë, të paktën njëherë në jetë. Më josh historia e saj, po nuk e dija që Muzeu Arkeologjik ishte i mbyllur dhe pse në guida është një nga pikat që duhet vizituar patjetër.”

Një turist tregon se ka ardhur me një grup nga Gjermania dhe se i pëlqejnë si objektet historike, po aq sa dhe ushqimi i mirë: “Kaluam bukur dhe sot do të kthehemi në Gjermani.”

Një turiste belge e përshkruan Shqipërinë si “një surprizë të madhe për të cilën duhet të na kishin treguar më parë.”

Ndërsa një turist tjetër shton se vendi është “më mirë se ç’e priste” dhe se katër ditë janë pak për ta vizituar.

Me ofertën turistike dhe trashëgiminë e pasur arkeologjike e historike, Durrësi po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët europianë, të cilët vlerësojnë jo vetëm monumentet dhe natyrën, por edhe mikpritjen dhe atmosferën pozitive që gjejnë në Shqipëri, ndonëse muzeu i mbyllur arkeologjik mbetet një pikë e dobët për ofertën kulturore të qytetit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...