Shënohet viktima e parë nga zjarri në Gramsh; autoritetet bëjnë thirrje për evakuim, banorët refuzojnë!

Date:

Share post:

Situata nga zjarret paraqitet tepër kritike në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit, ku për tre fshatra Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër evakuimi.

Si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve në fshatin Bulcar ka mbetur e izoluar në një fermë, një prind me dy fëmijë.

Ndërkohë është shënuar edhe viktima e parë nga zjarret.

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është nisur drejt Gramshit për të monitoruar situatën. Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.

Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe bëjnë të ditur se kanë vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente.

Ndërkohë, Teqeja e Shemberdhenjes është shkrumbuar nga flakët dhe raportohet se një person dyshohet të jetë bllokuar brenda saj.

Vatra aktive zjarresh janë regjistruar në fshatra të njësisë Skënderbegas, duke përfshirë Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.

Deri më tani, përballja me flakët është bërë vetëm me zjarrfikëset e bashkisë dhe punonjësit vullnetarë, ndërsa ndërhyrja e forcave të armatosura dhe shërbimeve të emergjencës pritet të intensifikohet.

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...