Detaje mbi krimin që tronditi Greqinë, Marrëdhënia e errët mes Pandeli Nakolecit dhe bashkëshortes së tij

Date:

Share post:

Ngjarja tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau me thikë bashkëshorten e tij, Marjolën, në sy të katër fëmijëve të tyre, vijon të zbardhet me detaje të reja. Mediat greke raportojnë mbi prapaskenat e një martese të mbushur me dhunë, frikë dhe abuzim, që e çuan në fundin e pashmangshëm.

Dhuna e përsëritur dhe jeta në frikë

Motra e viktimës ka treguar se Marjola për vite të tëra ishte viktimë e dhunës sistematike, emocionale, fizike dhe seksuale.

“E rrihte, e përdhunonte që të mos divorcohej. Ajo shkonte shpesh për aborte. Jetonte nën kërcënime të vazhdueshme: ‘Nëse më divorcon, do të bëj më keq’”, rrëfeu ajo.
Sipas saj, dhuna ndodhte shpesh përpara fëmijëve, të cilëve autori u thoshte: “Mos ndërhyni, mbyllni gojën”.

Sekreti i çiftit dhe pista e xhelozisë

Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se xhelozia ishte arsyeja kryesore e krimit, por një “sekret” i marrëdhënies së çiftit, i mbajtur i fshehtë për muaj të tërë, duket se ka qenë çelësi i përplasjes finale. Sipas raportimeve, pak para vrasjes viktima ia kishte përmendur këtë sekret burrit të saj, duke e provokuar shpërthimin e dhunshëm që përfundoi me tragjedi.

Autori mes pendesës dhe justifikimeve

Pas arrestimit, Pandeli Nakoleci është shfaqur i përulur dhe i shkatërruar, i shoqëruar në gjykatë me jelek antiplumb. Vajzës së tij i ka thënë: “U zemërova dhe e vrava, nuk kisha ndërmend ta bëja”, ndërsa më pas e pyeti nëse e ëma e tradhtonte.
Avokati i tij deklaroi se 40-vjeçari kishte pasur edhe probleme të shëndetit mendor dhe ishte shtruar më herët në spital me kërkesë të bashkëshortes. “Është i penduar dhe i shkatërruar për atë që bëri”, tha mbrojtësi i tij, duke shtuar se viktima mund të ketë pasur “sjellje provokuese”.

Një tragjedi e paralajmëruar

Kjo vrasje po cilësohet nga mediat greke si një tragjedi e paralajmëruar. Për vite me radhë, viktima kishte heshtur për dhunën që përjetonte, nga frika dhe nga pamundësia për të përballuar e vetme rritjen e katër fëmijëve. Motra e saj e pranon me dhimbje: “Për shumë vite nuk folëm, heshtëm pa e raportuar në polici. E këshilloja të divorcohej, por ajo kishte frikë”.

Detajet që po dalin sot e thellojnë edhe më shumë panoramën e një jete familjare të shkatërruar nga dhuna, duke e shndërruar këtë rast në një tjetër alarm për sigurinë e grave dhe fëmijëve përballë dhunës në familje.

V. Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...