Lihet në burg inspektori i IMT, Tiranë

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e “arrestit në burg” për inspektorin e IMT Geraldo Fuçia.

Inspektoi i IMT kërkoi 1 mijë euro për të mos prishur tendën në një lokal në Kombinat, në Tiranë.

Por ky i fundit ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë veprim dhe se takimin dhe marrjen e parave e ka bërë kolegu Klajdi Zhilla.

Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës. Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit. Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.

Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, ndërsa 3 të tjerët u ndaluan. 

Dy të tjerët, një inspektori dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.

Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit, të cilat korrespondonin me numrat serialë të kartëmonedhave që policia i dha kallëzuesit. Por, krahas tyre, u gjetën edhe 3 mijë euro dhe 27 mijë lekë, me dyshimet se mund t’u jenë marrë subjekteve të tjera, në këmbim të mosprishjes së tendave pa leje.

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...