Në Durrës shënohet viktima e parë e vjeshtës nga reshjet dhe papërgjegjshmëria

Date:

Share post:

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Durrësit sollën sot një bilanc tragjik. Një burrë humbi jetën në rrugën “Mujo Ulqinaku”, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktima kishte hyrë në ujë për të kaluar rrugën e përmbytur dhe dyshohet se është mbajtur tek shtylla në trotuar, e dëmtuar prej ditësh. Kontakti ka qenë fatal dhe dyshohet se i ka marrë jetën në vend.

Bizneset pranë zonës thonë se e kanë raportuar rrezikun që mbarte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të. Ata pohojnë se prej të paktën një jave situata ishte e ditur.

Trupi i viktimës qëndron prej më shumë se një orë në rrugë, në pritje të kryerjes së procedurave ligjore. Policia ka rrethuar zonën me shirita kufizues dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, reshjet e dendura të mëngjesit kanë shkaktuar përmbytje në shumë akse rrugore të qytetit, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe kalimin e këmbësorëve. Shumë kryqëzime janë nën pushtetin e ujit, duke shtuar edhe më tej rrezikun për qytetarët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...