Rritje e regjistrimeve në Universitetin e Durrësit, infermieria dhe programet e reja në fokus.

Date:

Share post:

Në përfundim të raundit të parë të regjistrimeve për vitin e ri akademik, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë regjistruar 1296 studentë të rinj, duke shënuar një rritje prej 5% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas rektorit të këtij institucioni, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, disa prej programeve kanë njohur rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. “Degët e gjuhëve të huaja, psikologjia dhe shkencat ekonomike kanë pasur një interes më të lartë këtë vit. Ndërkohë, infermieria vijon të mbetet një nga programet më të kërkuara, me një rritje prej 20% më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh Prof. Dr. Fortuzi.

Një tjetër risi që ka tërhequr vëmendjen e maturantëve janë programet e reja të dyfishta, të ofruara për herë të parë në bashkëpunim me Universitetin e Bragançës në Portugali dhe “La Sapienza” në Itali. Turizmi, programimi dhe dixhitalizimi janë ndër drejtimet që po shënojnë kërkesë në rritje.

“Gjatë raundit të dytë presim që trendi rritës të thellohet, duke arritur deri në 10% më shumë se një vit më parë. Ndër degët e reja përmendet programi Teknik Dentar, ku janë regjistruar 22 studentë. Kjo tregon se ofertat tona janë të orientuara drejt tregut të punës”, tha më tej rektori i UAMD-së.

Studentët e rinj e shohin universitetin si një mundësi konkrete për punësim pas studimeve.

“Kam zgjedhur degën Teknik Dentar sepse është shumë e kërkuar në treg. Ka shumë klinika dhe laboratorë dentarë që kanë nevojë për punonjës, ndaj shpresoj që studimet dyvjeçare të më vlejnë për punësim”, tha një prej tyre. Ndërsa një studente tjetër theksoi: “Unë kam zgjedhur infermierinë sepse kjo profesion kërkohet shumë, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.”

Ky vit shënon gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në vend, pasi për herë të parë studentët e Universitetit të Durrësit kanë marrë diploma të dyfishta me Universitetin “La Sapienza” në Romë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...