Operacioni “Space” në Durrës, në pranga 3 kineze për prostitucion

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Space”, pas tre javësh hetime me metoda proaktive, duke goditur një aktivitet kriminal të ushtrimit të prostitucionit në zonën e Plazhit.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë 3 shtetase kineze, të identifikuara me inicialet M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe. Ato kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Përveç tyre, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 shtetas shqiptarë, të dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”. Të referuarit janë me inicialet A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G.

Gjatë kontrollit në apartament, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan si prova materiale: 3 pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga prostitucioni, 8 aparate celularë dhe 11 karta bankare të lëshuara nga banka të Republikës së Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Operacioni “Space” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e mëtejshëm të hetimeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...