Zbardhet vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, pranga autorit

Date:

Share post:

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit, ku u gjet i vrarë 51-vjeçari Valbon Beqiri. Pas një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar, policia e Durresit ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë autorin e dyshuar të vrasjes. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende publik, është dorëzuar pas negociatave me uniformat blu dhe ka pranuar autorësinë e krimit.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në një apartament që i përkiste kushërirës së viktimës, e cila ndodhet jashtë vendit dhe ia kishte lënë për t’u kujdesur. Beqiri, i cili punonte si recepsionist në një hotel dhe ishte baba i një djali te mitur, përdorte banesën për të ftuar miq dhe shokë, ku shpeshherë konsumoheshin edhe lëndë narkotike.

Në mbrëmjen tragjike, dyshohet se situata ka dalë jashtë kontrollit. Nën efektin e lëndëve narkotike, i riu ka nisur të dhunojë fizikisht viktimën dhe më pas e ka goditur atë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet nga nipi i tij, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se viktima kishte shenja dhune në trup si dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës, që i kanë shkaktuar vdekjen.

Banorë të pallatit kanë deshmuar për hyrje daljet e dyshimta në apartamentin ku ndodhi ngjarja. Komunikimet ne telefonin e viktimes e kane ngushtuar rrethin e te ftuarve te 51-vjeccarit ne apartament dhe permes metodave proactive dhe negociatave, I riu e ka pranuar krimin. Rrethanat e plota mbeten ende objekt hetimi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...