Lamtumira e fundit për 29-vjeçarin nga Kukësi, u gjet i pajetë në Bruksel

Date:

Share post:

Në fshatin Bicaj të Kukësit u zhvillua pasditen e së premtes ceremonia mortore për Bekim Halilajn, 29-vjeçarin që u gjet i pajetë disa ditë më parë në Bruksel, në rrethana ende të paqarta.

Familja Halilaj hapi dyert e mortit, ndërsa familjarë, të afërm, miq e shokë dhe banorë të zonës e të ardhur dhe nga qyteti i Kukësit iu bashkuan dhimbjes së tyre, duke e përcjellë të riun për në banesën e fundit në varrezat e fshatit.

Lajmi i rëndë për ndarjen e tij nga jeta mbërriti nga Belgjika më 30 shtator, kur autoritetet vendase njoftuan se Halilaj ishte gjetur i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor në kryeqytetin belg. Hetimet kanë nisur dhe po shqyrtohen të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Burime nga hetimi dyshojnë se në ngjarje mund të jenë të përfshirë katër persona.

Emri i Bekim Halilajt ishte përmendur edhe më herët në median ndërkombëtare. Në vitin 2017 ai u arrestua në Britaninë e Madhe, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai u dënua me shtatë vite burg.

Autoritetet belge pritet të japin detaje të mëtejshme mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 29-vjeçarit nga Kukësi, ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij në Bicaj presin zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...