Të shtëna me armë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, qëllohet gjyqtari Astrit Kalaja

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Dyshohet se është qëlluar me armë gjyqtari Astrit Kalaja.

Paraprakisht mësohet se gjyqtari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe i është sekuestruar edhe arma.

Mësohet se autori ka qenë palë në një proces gjyqësor.

Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

Të shtëna me armë pranë Gjykatës së ApelitKush është gjyqtari Astrit Kalaja?

Astrit Kalaja ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe është diplomuar në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo ka mbaruar studimet me titullin “Jurist”, është emëruar në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ka ushtruar detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit. Në kuader te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...