Ferdinand Dervishi
Gjykatësi ishte vetëm një i pafajshëm që e gjet rasti përballë me momentin e shpërthimit mendor të një të riu.
Një të riu, i cili ishte lindur dhe rritur në sallën e gjyqeve për shkak të kalvarit për fitimin e një prone që ai, dhe të tijtë, nuk po e gëzonin edhe pas tre dekadash vuajtje dhe shkatërrim financiar që shkonte për avokatë, policë, prokurorë, gjykatës, përmbarues…
Djali nuk qëlloi mbi gjykatësin.
Ai qëlloi mbi sistemin e kalbur të drejtësisë.
Qëlloi mbi strukturat vendore e qendrore të korruptuara të shtetit.
Prandaj u dorëzua, në pamje me qetësinë e një njeriu, i cili, më në fund, arrin balancën shpirtërore.


