Vjedhje brenda portit më të sigurtë në vend, efektivë të Forcës së Sigurisë Portuale arrestohen pasi vodhën motor

Date:

Share post:

Një rast i pazakontë është zbuluar në Portin e Durrësit, ku dy persona të punësuar për ruajtjen dhe sigurimin e objektit janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, në kuadër të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe vunë në pranga Indrit Filo, 45 vjeç, dhe Gentian Dobra, 47 vjeç, të dy banues në Durrës.

Hetimet tregojnë se të dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. K., brenda ambienteve të portit, duke shpërdoruar detyrën funksionale të ruajtjes së sigurisë së objektit.

Gjatë operacionit, motomjeti i vjedhur u sekuestrua nga policia si provë materiale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e mundshme të rasteve të tjera të ngjashme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa të arrestuarit do të përballen me akuzën “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën.”

Policia e Durrësit thekson se kontrollet dhe monitorimi në zonën portuale do të vijojnë për të parandaluar çdo veprimtari të paligjshme dhe për të garantuar sigurinë në një nga objektet më të rëndësishme strategjike të vendit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...