Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i ekzekutorit; në pranga edhe roja i sigurisë

Date:

Share post:

Tre persona janë arrestuar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit teksa ushtronte detyrën e tij.

Të arrestuar janë, autori i ngjarjes Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi si dhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Dyshohet se xhaxhai i tij e ka ndihmuar 30-vjeçarin, ndërsa punonjësi i sigurisë e ka lejuar autorin të hyjë i armatosur në sallën e gjyqit.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Pas krimit, ai iu dorëzua patrullës së policisë në dalje të gjykatës.

Kalaja humbi jetën rrugës për në spital. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ndërkohë, ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë ishte paralajmëruar më herët në një emision televiziv edhe nga Gjon Shkambi.

Xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi kishte paralajmëruar publikisht për konfliktin dhe kishte kërcënuar se do të hidhte në erë godinën e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen “Skanderbeg”.

Për ironi të fatit emisioni është transmetuar në 6 tetor të vitit të kaluar, e njejta datë që përkon me vrasjen makabre ditën e djeshme (06.Tetor.2025).

“Ja gjej unë formën se si me e liru. Si ta minoj në 4 qoshet se është prona ime. E kam me certifikatë. Të gjithë do t’ju hedh në erë. Po ju paralajmëroj, të gjithë do t’ju hedh në erë”, thotë Shkambi gjatë përballjes me personin që po fliste lidhur me këtë çështje.

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...