Gjykata e Selanikut ka dënuar me 17 vite burg një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për abuzim seksual dhe fizik ndaj gruas së tij. Ngjarja rëndohet akoma më shumë, teksa abuzimet ndodhnin në sy të fëmijëve të mitur të çiftit shqiptar. I pandehuri u shpall fajtor për përdhunim, dëmtime të rrezikshme trupore dhe kërcënime ndaj gruas së tij dhe në prani të të miturve. Gjykata vendosi që ankimimi i tij ne apel nuk do të kishte efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit dhe ai u dërgua në burg.
Viktima 30-vjeçare, edhe ajo shqiptare, rrëfeu se abuzohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj dhe se ai nuk mjaftohej me aq. Pas abuzimit, urinonte mbi gruan e tij, ndërsa në banesë, në gjendje të dehur, ecte i zhveshur. Ndërkohë, shqiptari ka mohuar akuzat, ndërsa tha para togave të zeza greke se vetëm e kishte goditur me shuplakë.
©️zërionline


