Arrestohet organizatori i vrasjes së Edmir Bregut

Date:

Share post:

Gjatë një operacioni të orëve të fundit të policisë është vënë në pranga në Tiranë i shumëkërkuari Aldo Avdylaj.

Aldo Avdylaj është arrestuar nga forcat Operacionale të Policisë, në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik, ju gjet një pistoletë që e mbante nën jastik. Ditë më parë Aldo Avdyli u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në 2021.

Elidon alias Aldo Avdylaj rezulton të jetë organizatori i vrasjes së Edmir Bregut, të cilit i referohet me nofkën ‘Maloku’. Avdylaj gjithashtu ka organizuar një sërë personash në ruajtjen e shënjestrës.

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:

a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal

b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...