Kapet bashkëpunëtori i të shumëkërkuarit Aldo Avdylaj, i siguronte strehimin në Tiranë

Date:

Share post:

Ndihmoi Aldo Avdylajn për t’u fshehur në Tiranë, prangoset Sherifi nga Shijaku. Policia e Durrësit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “Ghosts”, që vijon nga pasditja e djeshme në bashkëpunim mes Forcës Operacionale të DVP Durrës, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe repartit “RENEA”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Shijak 29-vjeçari Dorian Sherifi, i cili akuzohet se ka ndihmuar shtetasin E. A. alias Aldo Avdylaj, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve kundër personit.

Sipas hetimeve, Sherifi dyshohet se i kishte siguruar Avdylajt një banesë me qira në Tiranë, ku ky i fundit fshihej nga autoritetet. Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Aldo Avdylaj është nën hetim për “Vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje”, “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Materialet hetimore ndaj 29-vjeçarit Sherifi i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa operacioni “Ghosts” vijon për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...