Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një granatë dore ka shpërthyer duke lënë të plagosur 49-vjeçarin Gentian Yzellari.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së tij, teksa i dëmtuari po kryente disa punime. Gjatë gërmimeve, ai ka aktivizuar pa dashje një granatë dore që dyshohet t’i përkasë periudhës së luftës, e cila më pas ka shpërthyer.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtime në pjesë të trupit dhe fytyrës. Burime nga spitali lokal bëjnë të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit dhe për identifikimin e origjinës së granatës.
©️zërionline


