Një aksident rrugor ka ndodhur në Çërravë të Pogradecit, ku një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit dhe një pasagjere, të cilët janë turistë të huaj.

Fatmirësisht, të plagosurit nuk kanë marrë dëmtime të rënda. Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke u dhënë ndihmën e parë dhe duke i transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.
©️zërionline


