Email-et kërcënuese për qytetarët në emër të Ilir Prodës! Reagon Policia e Shtetit: Mos ktheni përgjigje dhe mos i shpërndani, janë mashtrime

Date:

Share post:

Persona të paidentifikuar kanë krijuar adresa false elektronike duke i përdorur për t’i dërguar qytetarëve email-e kërcënuese në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Email-i njofton personat se janë vënë nën hetim nga shteti për krime kibernetike apo për vepra penale në fushën e narkotikëve si dhe u kërkohet të paraqiten në polici brenda 24 orëve.

Policia e shtetit ka reaguar menjëherë duke njoftuar rastin në fjalë dhe duke qartësuar opinionin publik se autoritetet nuk dërgojnë kurrë njoftime zyrtare nëpërmjet adresave elektronike dhe se asnjë strukturë policore nuk i kërkon qytetarëve të paraqiten në komisariat pa pasur një thirrje zyrtare të firmosur.

Ndërkohë email-i zyrtar me të cilin Policia e Shtetit operon është policiashtetit@asp.gov.al ndërsa ai i krijuar nga personat e tjerë me qëllim mashtrimin është policiaesshtetit.asp.gov.al@gmail.com.

“Policia e Shtetit

Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.

Qytetarët duhet të kenë parasysh:

• Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.

• Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.

• Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë.

Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale”, njofton Policia e Shtetit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Google: “Inteligjenca Artificiale depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë”

Google ka konfirmuar se një nga modelet e saj të inteligjencës artificiale, Gemini depërtoi në sistemet e tri...

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Çerçiz Topullit, dorëhiqet drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...