Kanos me armë specialistin e Policisë në zonë, në pranga 46-vjeçari i dehur

Date:

Share post:

Një situatë kërcënuese ka ndodhur në fshatin Katund Sukth të Durrësit, ku një 46-vjeçar dyshohet se ka kanosur me armë një specialist të Policimit në Komunitet, teksa ky i fundit po kryente shërbimin në zonë.

Sipas Policisë së Durrësit, sapo ka parë punonjësin e Policisë, shtetasi L. Sh., banues në Katund Sukth, ka dalë nga automjeti dhe e ka kërcënuar atë me një armë sportive, të cilën e mbante pa leje.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilat ndodheshin pranë zonës për monitorim, ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e 46-vjeçarit.

Gjatë verifikimit rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndërsa Policia sekuestroi armën sportive (pistoletë) dhe mjetin që ai përdorte.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

spot_img

Artikuj të lidhur

Google: “Inteligjenca Artificiale depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë”

Google ka konfirmuar se një nga modelet e saj të inteligjencës artificiale, Gemini depërtoi në sistemet e tri...

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Çerçiz Topullit, dorëhiqet drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...