E vogla e madhe Enkileda Carja konfirmohet Kampione e Europës në Peshëngritje

Date:

Share post:

Enkileda Carja, sportistja e Kombëtares Shqiptare ka bërë një garë të shkëlqyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj dhe U23, që po mbahet në Durrës. 17-vjeçarja që garon në peshën 63 kg e nisi garimin e saj me peshën 95 kg në shkëputje, duke vendosur rekordin e ri për moshat. Në provën e dytë Carja ngriti 96kg dhe në të tretën 98kg, duke siguruar vendin e parë dhe duke e thyer 3 herë rresht rekordin e shkëputjes.


Në stilin e shtytjes Enklileda Carja bëri një garë me veten, krejtësisht e shkëputur nga kundërshtaret e saj, duke e thyer 3 herë të tjera rekordin e shtytjes, me 113kg, 116kg dhe 118kg. Në total, Enkileda Carja ngriti 216kg, duke vendosur edhe këtu rekordin e ri të Europës.


Talenti i jashtëzakonshëm dhe puna e shkëlqyer me trajneren e përkushtuar Englantina Kalemi, e kanë ngritur Enkileda Carjen në majat e Peshëngritjes, duke dominuar në të gjitha pedanat Botërore dhe Europiane për moshat.


Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli i ka dorëzuar Enkileda Carjes medaljen e Arit, ndërsa Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i ka dorëzur certifikatën europiane të rekordeve të reja të vendosura në këtë kampionat.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skandali me cerifikatën e COVID-it, reagon trajneri i Zvicrës: Do të gjejmë një zgjidhje për Granit Xhakën

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, pas pranimit të mesfushorit se gjatë pandemisë...

Nga Frida Kahlo te Darth Vader, George Lucas hap muzeun 1 miliard dollarësh

Pas 17 vjetësh përgatitje, krijuesi i “Star Wars” dhe Mellody Hobson hapën në Los Anxhelos një institucion me...

Nga 5 tetori nis parkimi me pagesë në Durrës, çfarë duhet të dinë qytetarët

Pas një periudhe përgatitore, Bashkia Durrës ka përcaktuar zonat, tarifat dhe rregullat që do të aplikohen, ndërsa nënkryetari...

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri ishte 662 euro për banor në vitin 2025, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht...