Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 17:20, në aksin rrugor Strum–Roskovec. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin F. D. është përplasur me një tjetër automjet, që drejtohej nga shtetasi B. C., si dhe me një motomjet me drejtues shtetasin Klajdi Hoxha, 33 vjeç, banues në Strum.

Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.
©️zërionline


