Ngriti plantacion hashashi me mbi 10 mijë bimë, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari në Shkodër

Date:

Share post:

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohej si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir të Shkodrës.

I arrestuari është Mhill Shpati, banues në fshatin Bardhaj. Ndaj Shpatit Gjykata e Shkodrës kishte dhënë masë sigurie “arrest me burg” në mungesë. Ai u lokalizua dhe zbulua se ku fshihej pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Tre persona janë arrestuar gjatë operacionit të dy viteve më parë dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës nën akuzën e kultivimit të 10 274 bimëve narkotike të llojit kanabis.

Në pranga kanë rënë më 10 gusht 2023 të dyshuarit Arben Shpati 34 vjeç, Pavlin Shpati, 41 vjeç, Aurel Fejzo, 23 vjeç. Kurse në kërkim u shpallën: Gjovalin Shpati, 37 vjeç, Artan Shpati, 30 vjeç, Aleksandër Shpati, 34 vjeç, Fatmir Shpati, 34 vjeç, Mhill Shpati, 31 vjeç, i arrestuar sot dhe Aleksandër Rrasa, 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re.

“Finalizohet operacioni i koduar “Forest 1”. Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: -M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...