Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humbin jetën dy persona

Date:

Share post:

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mësohet se dy persona kanë humbur jetën pasi u përfshinë në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur rreth orës 01:30.

Raportohet dy automjete janë përfshirë në aksident ndërsa si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi me Ramazan Harapi 66 vjeç dhe pasagjeri i tij Agim Harapi 52 vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i njërit prej drejtuesve, i cili rezultoi gjithashtu në gjendje të dehur, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Menjëherë pas ngjarjes, 33-vjeçari me inicialet Ardit Gjeçi u arrestua nga policia.

“Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policisë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...