Aksidentohet makina e policisë, lëndohen tre persona mes tyre dy efektivë policie

Date:

Share post:

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën e sotme, rreth orës 14:00, në aksin Fier–Patos, ku dy automjete janë përplasur duke shkaktuar tre të lënduar. Ngjarja u regjistrua në momentin kur një automjet i policisë, që udhëtonte në drejtim të kundërt me një mjet tip “Benz”, u përfshi në përplasje.

Si pasojë, dy efektivë të Komisariatit të Policisë Fier, që ndodheshin në automjetin e shërbimit, si dhe drejtuesja e makinës tjetër, shtetasja M.H. kanë marrë lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Të tre ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e plota të aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Sipas të dhënave paraprake nga policia vendore, dyshohet se drejtuesja e Benzit ka humbur kontrollin në drejtim dhe u përplas me mjetin e policisë, por nga dëmtimet e automjeteve është e vështirë të përcaktohet kaq shpejt përgjegjësia e aksidentit. Hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe dinamikës së saktë të ngjarjes vijojnë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...