Ish-modeli u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke

Date:

Share post:

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale. Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve. Duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para.

“Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë ​​dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari.

Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës. Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ”kafe” dhe ”makarona”.

I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që, me ndikimin e avokateve, ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë.

Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë dhe “e krishtere”.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...