Dorëzohet në Policinë e Durrësit, së bashku me armën e krimit, Daniel Pepa, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Manëz

Date:

Share post:

Daniel Pepa, 21 vjeç, banues në Manëz të Durrësit, është vënë në pranga nga Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, pasi u paraqit vetë në polici duke dorëzuar edhe armën e zjarrit që dyshohet se u përdor në ngjarje.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Durrësit të datës 14.11.2025, pas vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar masën “Arrest në burg” për Pepën, si person të dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur më 22 tetor 2025 në Manëz, ku mbetën të vrarë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Hetimet kanë treguar se Pepa rezulton i implikuar dhe dyshohet si autor i vrasjes së dyfishtë.

Gjatë procedurave të para, policia sekuestroi armën e zjarrit që ai dorëzoi.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

spot_img

Artikuj të lidhur

Britani/Ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja për emigracionin

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet...

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...