Foltorja e Salianjit nis nga Durrësi

Date:

Share post:

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nisi sot nga qyteti i Durrësit, bashkëbisedimin me demokratët, për të diskutuar mbi situatën në PD dhe humbjen e zgjedhjeve të majit.

Kjo lëvizje e Salianjit e ka trembur kreun e PD Sali Berisha. Drejtuesit e degës së Durrësit u kanë dërguar kryetarëve të grupseksioneveqë të mos i bashkohen takimit të ish-deputetit sot.
Në mesazhin që u është dërguar thuhet se njoftimi për bashkëbisedim është ndarë nga persona të paautorizuar dhe se kjo lëvizje s’ka të bëjë me PD-në. Më tej, thuhet se kjo thirrje është fund e krye dezinformim, ndërsa u kërkohet demokratëve që të distancohen nga këto të ashtuquajtura takime.

“I nderuar anëtar i PD, dega Durrës! Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.
Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë. Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara më datë 3 Dhjetor”, shkruhet në mesazh.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...