Hiqen kufizimet për importin e bagëtive dhe shpezëve nga Shqipëria drejt Kosovës

Date:

Share post:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar heqjen e ndalesës për importin e kafshëve dhe produkteve të tyre nga Shqipëria. Sipas raportimeve zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), në Shqipëri nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR, mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Influenza Aviare me patogjenitet të lartë, serotipi HPAI–H5N1.

Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, vendimi lejon importin e deleve, dhive, shpezëve të gjallë dhe produkteve të tyre nga Shqipëria, duke hapur mundësi për tregti të lirë dhe siguruar furnizim të qëndrueshëm me produkte të kafshëve dhe shpezëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...