Lirohet me kusht Arbër Paplekaj, vrau P. Xhuvanin në Elbasan

Date:

Share post:

Arbër Paplekaj është liruar me kusht, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Durrësit në një seancë gjyqësore të zhvilluar më 16 dhjetor. Ky vendim vjen pasi më 11 nëntor, e njëjta gjykatë i kishte akorduar Paplekajt edhe 90 ditë ulje dënimi, zbritje që aplikohet në vitin e fundit të vuajtjes së tij.

Ish-efektivi i Forcave të Armatosura po vuante një dënim me burg për vrasjen e Pjerin Xhuvani, ngjarje e rëndë e ndodhur në Elbasan në prill të vitit 2021, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Fillimisht, Paplekaj ishte dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, por Gjykata e Apelit ndryshoi cilësimin e veprës penale në vrasje në kushtet e tronditjes psikike, duke i ulur dënimin përfundimtar në 7 vite burg.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...