Si e blenë remitancat heshtjen dhe indiferencën tonë politike

Date:

Share post:

*Titulli është redaksional

Nga Mentor Kikia

Paratë e emigrantëve, si fatkeqsi për shoqërinë shqiptare!

Hasa në një postim të tillë sot në rrjet.
Kjo është e vërteta më e madhe në Shqipëri dhe në shoqërinë tonë.
Remitancat, paratë e emigrantëve, aq sa shërbyen si shpëtim për popullin, i cili në vitet 1990- 1995 ishte në kushtet e urisë; sa shërbyen për të ndërtuar shtëpitë e reja anë e kënd dhe bizneset e para; aq shërbyen edhe për të kultivuar një shoqëri totalisht të disinteresuar për qeverisjen e tyre.

Prej 35 vjetësh, ne kemi votuar qorrazi, duke e shitur votën, nisur nga interesa të vogla, nisur nga servilizmi politik apo nga militantizmi injorat.
Ne nuk u bëmë dot një shoqëri llogarikërkuese ndaj atyre që votojmë.
Nuk u bëmë dot qytetarë që të reagojmë kur shikojmë se po na keqqeverisin. E mbani mend 2000-2005, me 4 orë drita? A dolëm gjë në rrugë të kërkojmë llogari?

E dini pse?

Sepse ne nuk e kemi parë jetën të lidhur ekskluzivisht me cilësinë e qeverisjes.

Shumica dërrmuese e pensionistëve (gjysma e votuesve aktualisht) mjaftohen me paratë e ilaçeve, dritave, bukës dhe kafesë. Këto ua sjellin fëmijët nga jashtë.

Shumica dërrmuese e familjeve e mbështesin jetesën ende tek paratë që u sjellin fëmijët, apo një pjestar i saj, nga emigracioni.

Shumica dërrmuese e fshatarëve shkojnë e punojnë 6 muaj në Greqi e Itali për të jetuar 6 muajt e tjerë, dhe “s’u plas fare” se kush qeveris këtu. Përse dalin në rrugë fermerët grekë e francezë? Sepse ata nuk mund ta lënë tokën e tyre e të shkojnë të punojnë gjëkundi tjetër. Ndërsa ne, nëse nuk na shitet prodhimi, i fusim sharrën mollëve e shkojmë punojmë tek mollët e grekëve.

Emigracioni ka kultivuar një shoqëri indiferente, dembele dhe aspak qytetare.

Ndaj, po, edhe unë mendoj se nderi më i madh që emigrantët mund ti bëjnë vendit të tyre, nuk është vota, por të mos sjellin më para. Ata që jetojnë këtu, ta kuptojnë se kafshata e bukës varet nga puna dhe të ardhurat në këtë vend dhe jo nga rropatja e fëmijëve dhe familjarëve të tyre jashtë. Dhe, nëse kafshata do të mungojë si pasojë e keqqeverisjes, të marrim hunjtë dhe të rrëzojmë bashkinë, qeverinë, qeveritë, klasën politike në tërësi. Jemi unikë. Prej 35 vjetësh kemi të njëjtin lidership politik, të korruptuar, të kalbur, të ndryshkur, pa ide, pa energji, pa ideale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...