Panairi “Verë dhe Traditë” rikthehet në Durrës me edicionin e tretë

Date:

Share post:

Durrësi do të vishet me ngjyra, shije dhe tinguj festash me edicionin e tretë të Panairit “Verë dhe Traditë”, i cili do të zhvillohet nga data 19 deri më 21 dhjetor në Sheshi Liria. Aktiviteti i Bashkisë Durrës synon të sjellë një atmosferë festive për qytetarët dhe turistët, në prag të fundvitit.

Ai ka për qëllim të bashkojë prodhuesit e verës, të cilët janë të shumtë në zonën e Durrësit dhe rrethinat e tij, duke krijuar një hapësirë promovimi për potencialet gastronomike të qytetit dhe fshatrave turistikë përreth. Vizitorët do të kenë mundësi të njihen nga afër me produktet vendase, shijet tradicionale dhe cilësinë e prodhimeve artizanale.

Pjesë e panairit do të jenë edhe artizanë të shumtë, të cilët do të ekspozojnë punime të dorës, me fokus elementë të trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal. Aktiviteti synon të mbështesë jo vetëm prodhimin vendas, por edhe ruajtjen e promovimin e traditave shqiptare.

Atmosfera festive do të plotësohet nga një program i larmishëm artistik, ku do të performojnë artistë të rinj të qytetit, duke sjellë muzikë dhe energji për të gjitha moshat.

Panairi do të hapë dyert të premten, më 19 dhjetor, nga ora 17:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën, më 20 dhe 21 dhjetor, aktivitetet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 24:00.

Ky panair organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke u kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Durrësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...