Dhembja që u shndërrua në tragjedi, Familja Marku përballet me humbjen e dyfishtë në Lezhë

Date:

Share post:

Një mbrëmje e zakonshme u kthye në një histori të rëndë për familjen Marku dhe komunitetin e Lezhës. Brenda pak orësh, një djalë dhe një nënë humbën jetën, duke lënë pas një boshllëk të thellë dhembjeje, tronditjeje dhe pikëpyetjesh.

Sipas policisë vendore, rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës, Aleksandër Marku, 42 vjeç, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të vogël të veglave të punës. Një ambient i njohur për banorët e Lezhës, ku ai kalonte pjesën më të madhe të ditës, duke punuar dhe duke u shërbyer klientëve. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Lajmi për humbjen e papritur të Aleksandrit ra si rrufe në familje, por goditjen më të rëndë duket se e përjetoi nëna e tij, Prena Marku, 72 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake, pasi ka marrë vesh për vdekjen e të birit, ajo ka kaluar në një gjendje të rënduar psikologjike. Brenda pak kohësh, dhembja e thellë dhe shoku i humbjes dyshohet se e kanë çuar drejt një akti ekstrem. Trupi i saj u gjet pa shenja jete nga familjarët në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, ku dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës duke u varur.

Një nënë që nuk e përballoi dot humbjen e djalit të saj, dhe një familje që u shua në heshtje, janë sot simbol i një tragjedie që shkon përtej kronikës policore. Gjithsesi po hetohet dhe përtej kësaj dinamike.

Trupat e pajetë të Aleksandër dhe Prena Markut janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar saktësisht shkaqet e humbjes së jetës. Hetimet vijojnë, por dhembja mbetet.

Kjo tragjedi e dyfishtë rikthen vëmendjen te plagët e padukshme të humbjes dhe rëndësia e mbështetjes psikologjike, sidomos për të moshuarit dhe familjarët që përballen me lajme shkatërruese.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...