Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një 57-vjeçar humbi jetën pasi ra nga lartësia, Policia e Durrësit ka dhënë detaje zyrtare mbi çështjen.
Sipas njoftimit, uniformat blu kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. S., banues në Durrës, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi në qytet.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 5 të Durrësit, pranë pallatit ku po kryheshin punime ndërtimi. Gjatë punës, nga lartësia ka rënë shtetasi Sh. B., 57 vjeç, banues në Durrës, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Prokuroria po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.
©️zërionline


