Nëse gjuha jote e dashurisë është kontakti fizik, tako këto 4 shenja të horoskopit

Date:

Share post:

Nëse për ty asgjë nuk e shpreh dashurinë më shumë sesa përqafimet e ngrohta, mbajtja për dore gjatë shëtitjeve, apo një puthje e vjedhur sa herë që të jepet rasti, atëherë me shumë gjasë gjuha jote e dashurisë është kontakti fizik. Ti ndoshta i adhuron të gjitha gjestet që përfshijnë prekje dhe nëse partneri nuk të mban për dore apo nuk të puth për natën e mirë, mendon menjëherë: “Sa e çuditshme!”. Të duket familjare? Atëherë ndoshta duhet të konsiderosh të takohesh me një nga shenjat e horoskopit që gjithashtu lulëzojnë përmes kontaktit fizik, në mënyrë që të mos dyshosh kurrë se sa shumë të do partneri yt.

Nëse nuk je i/e njohur me konceptin e “gjuhëve të dashurisë”, ai u prezantua për herë të parë nga Dr. Gary Chapman në librin bestseller të vitit 1992 të New York Times, “The Five Love Languages: How to Express Heartfelt Commitment to Your Mate”. 

Gjuhët e dashurisë përfshijnë: fjalët e vlerësimit, dhuratat, veprimet e shërbimit, kohën cilësore dhe, sigurisht, kontakti fizik. Secila prej tyre përshkruan mënyrat e ndryshme se si njerëzit shprehin ose marrin më mirë dashuri nga partneri. Edhe pse është plotësisht e mundur që partnerë me gjuhë të ndryshme dashurie të kenë një marrëdhënie të lumtur dhe të përmbushur, ndarja e së njëjtës gjuhë dashurie ndihmon në ndërtimin e një themeli të fortë. Prandaj, nëse gjuha jote e preferuar është ajo e prekjeve, ja cilat shenja të horoskopit ka shumë gjasa të jenë në të njëjtën gjatësi vale me ty.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...