Qytetarët e Vlorës ngrihen në protestë për mungesën e ujit; i prishin mbrëmjen gala Bashkisë!

Date:

Share post:

Qyteti që ka zgjedhur disa herë Ramën si deputet ka mbetur pa ujë. Prej 3 ditësh, qytetarët e Vlorës nuk kanë ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit.

Ndërkohë që thirrjes për të dalë në një protestë gjatë pasditës së sotme i janë përgjigjur disa qytetarë. Me bidonë uji bosh në duar, ata janë mbledhur për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror, përpara Teatrit “Petro Marko”. Madje, disa prej tyre kanë mundur të hyjnë brenda ambienteve të Teatrit.

Kjo situatë, ka bërë që vlonjatët t’i drejtohen me bidonë në duar burimeve të ujit të pijshëm të qytetit. Situata më problematike raportohet të jetë në spitalin e qytetit, ku thuhet se pacientët po furnizohen me ujë nga autobotet e zjarrfikësve.

Një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të rregulluar një problem të vogël teknik ka përfunduar në një avari edhe më të rëndë, pasi tubacioni ka shpërthyer gjatë punimeve, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e furnizimit.

Ndërkohë, punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje, por ende nuk është zgjidhur problemi.

Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati deklaroi sot se për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon ende. 

“Linja e transmetimit ka pësuar një çarje të rëndë. Tubi është specifik dhe ky tub përdoret specifikisht vetëm në Vlorë. Në datë 26 është realizuar një furnizim i shkurtër, 1 orë-1 orë e 30 minuta. Po punojmë ende që të realizojmë furnizimin”, u shpreh ai.

Banorët e prekur kanë shprehur shqetësimin e tyre për higjenën dhe shëndetin. Ata ngrenë alarmin se mund të shpërthejë ndonjë epidemi, pasi dhjetëra shtëpi nuk kanë as ujë të pijshëm as rezerva në depozitat e tyre, duke mos arritur të kryejnë nevojat jetike.

“Rast shumë emergjent dhe shqetësues. Vlora ka 3 ditë pa ujë. U qelbëm, jemi në prag epidemie, është bërë m*ti mullar. Nuk e dimë cfarë problem ka, po dh**sin njerëzit poshtë pallateve”, tha një prej tyre.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...