Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të diskutohet nëse do të ketë apo jo një mbledhje të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Sipas tij, vendimi do të merret pas një komunikimi të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rama theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë, duke kujtuar se më herët janë zhvilluar edhe mbledhje të përbashkëta mes parlamenteve, ndërsa proceset zgjedhore në Kosovë kanë ndikuar në kalendarin institucional.
“Do të flasim dhe do të vendosim. Albini u rikonfirmua dhe e kam uruar personalisht. Do të vazhdojmë punën së bashku. Për mua dhe për Albin Kurtin, hekurudha Durrës-Prishtinë është xhevahiri i kurorës në marrëdhëniet tona dhe për këtë projekt jemi të dy të angazhuar”, u shpreh Rama.
Megjithatë, kryeministri nuk dha një afat konkret se kur kjo linjë hekurudhore mund të bëhet realitet.
©️zërionline


