Masat e Policisë për festat/ Gatishmëri e shtuar dhe kontrolle të përforcuara në të gjithë vendin

Date:

Share post:

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash me detyra konkrete për të gjitha strukturat policore, me synim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë natës së ndërrimit të viteve, si edhe gjatë ditëve të tjera festive në vijim.

Sipas planit operacional, janë parashikuar shërbime policore të përforcuara në të gjithë territorin e vendit, me fokus të veçantë zonat urbane dhe hapësirat ku priten grumbullime të shumta qytetarësh, për të parandaluar çdo incident dhe për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve.

Një vëmendje e shtuar do t’i kushtohet edhe qarkullimit rrugor. Policia Rrugore do të zhvillojë kontrolle intensive për parandalimin e drejtimit të mjeteve nën ndikimin e alkoolit, si dhe për konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të tjera të Kodit Rrugor, që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri të plotë, në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese dhe institucionet përgjegjëse, për të reaguar në kohë reale ndaj çdo situate dhe për të garantuar një mjedis sa më të sigurt për qytetarët gjatë festave.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...