Durrësi i paralizuar prej orësh/ Pezullim mësimi, rrëshqitje dheu dhe evakuime

Date:

Share post:

Prej orësh, Durrësi është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë krijuar probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë. Përmbytjet dhe vështirësitë në qarkullim kanë bërë të pamundur lëvizjen e prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, duke çuar në pezullimin e procesit mësimor.

Si pasojë e situatës, mësimi është ndërprerë në çerdhe dhe kopshte, konkretisht në: Kopshtin “Sotir Noka”, Kopshtin “Met Hasa”, Çerdhen nr. 1, Konviktin “Beqir Çela”, Kopshtin “Neim Babameto”, Kopshtin “Durrësi i Ri” dhe Kopshtin “Fidanishtja”. Po kështu, procesi mësimor është pezulluar në të gjitha shkollat e qytetit.

Situata paraqitet problematike edhe në infrastrukturën rrugore. Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të grumbullimit të ujit. Rrugët më problematike janë “Mujo Ulqinaku”, “Hysen Myshketa”, “Marta Buda”, “Jahja Ballhysa”, “Kristo Sotiri”, “Glaukia”, “Vaso Pasha”, “Jeta Re”, “Vllazërimi”, “Jezerca”, “Azem Hajdari”, “Mbreti Pirro” dhe “Enkelejve”, të cilat ndodhen në lagjet 12, 13, 14, 17 dhe 18. Bllokime të qarkullimit janë raportuar gjithashtu nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në Durrësin e Ri.

Probleme të theksuara janë regjistruar edhe në njësinë administrative Rrashbull dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Deri në këto momente janë evakuuar 10 familje, me nga 3–4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Ndërkohë, Bashkia njofton se të gjitha ekipet e saj ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e pasojave të motit të keq.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...