Reshjet e dendura të shiut i kanë dhënë Durrësit edhe një “risi” të pazakontë. Burgu i qytetit është kthyer në një mini-lagunë. Prej së martës, kati i parë i institucionit është nën ujë, duke e bërë të pamundur përdorimin e tij, ndërsa të paraburgosurit janë “promovuar” me urgjencë në katet e sipërme, larg përmbytjes.
Ndërkohë, për të menaxhuar situatën e jashtëzakonshme, punonjësit e burgut kanë improvizuar zgjidhjen e tyre kreative: një gomone, e shndërruar në mjet transporti brenda ambienteve të institucionit. Një skenë që ngjan më shumë me ndonjë reportazh nga zonat e përmbytura sesa me një institucion të sigurisë së lartë.
©️zërionline


