Përmbytjet me një viktimë, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Date:

Share post:

Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim kryesisht pas situatës së rëndë të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, që çuan dhe në humbjen e një jete.
Urdhri për nisjen e hetimeve është dhënë sot, bazuar në humbjen e një jete dhe gjendjes së krijuar, që ka paralizuar jetën në Durrës, duke nisur nga procesi mësimor, shërbimet mjekësore dhe përdorimi i rrugëve urbane dhe kombëtare. Përmbytjet e banesave kanë vendosur në rrezik shëndetin e jetët e qytetarëve.
Sipas prokurorisë, situata ofron të dhëna të mjaftueshme se jemi përpara një fakti penal. Prokurorja Suela Beluli kërkon hetime per pasojat dhe shkaqet që kanë ardhur nga mospërmbushja e detyrës për shkak të mosfunksionimit të Hidrovorit.

Si pasojë e situatës është dhe vdekja e punonjësit të ndërmarrjes komunale plazh Astrit Hysenaj. Për këtë arsye Prokuroria kërkon të hetohet për shpërdorim të detyrës nga personat përgjegjës të mirëmbajtjes së Durrësit.

Hetimet kërkohen në drejtim të mospërmbushjes së rregullt të detyrës.
Kjo ka sjellë dëmtimin e rëndë të interesave të shtetasve dhe ka sjellë pasoja të rënda në të mirat pasurore. Kryesisht hetimet do të orientohen dhe për veprën penale të shkatërrimit të pronës me përmbytje dhe shkatërrim të pronës nga pakujdesia. Beluli ka kërkuar të administrohen të gjitha aktet dokumentare dhe të merren në pyetje personat që kanë dijeni.
Nën hetim do të jetë dhe tenderi për ndërtimin e Hidrovorit të ri, me vlerë 19 milionë euro, që u fitua dhe ndërtua nga bashkimi i 3 kompanive 2T, Adriatik dhe Vëllezërit Hysa.
Hetimet do të vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e plota që çuan në këtë situatë emergjence në Durrës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...