Kërkohet llogaridhënie me Kryetaren e Bashkisë Durrës për përmbytjet

Date:

Share post:

Anëtarë të Këshillit Bashkiak të Durrësit kërkojnë transparencë dhe shpjegime të detajuara mbi situatën e krijuar nga përmbytjet e fundit që kanë prekur territorin e bashkisë. Grupi i këshilltarëve të Partia e Lirisë në Këshillin Bashkiak të Durrësit ka dorëzuar sot zyrtarisht një kërkesë për zhvillimin e një interpelance me Kryetaren e Bashkisë Durrës, lidhur me menaxhimin e situatës së jashtëzakonshme.

Sipas këshilltarëve bashkiakë, interpelanca është e domosdoshme për të kërkuar shpjegime të qarta dhe transparente mbi masat e ndërmarra para, gjatë dhe pas emergjencës së shkaktuar nga reshjet intensive, si dhe për të evidentuar përgjegjësitë institucionale për dëmet e shkaktuara te qytetarët, banesat, bizneset dhe infrastruktura publike.

Ata theksojnë se përmbytjet kanë nxjerrë në pah problematika serioze në parandalimin dhe menaxhimin e riskut, duke ngritur shqetësime për reagimin institucional dhe koordinimin e strukturave përgjegjëse në kohë krize.

“Ne kërkojmë llogaridhënie urgjente, transparencë të plotë dhe mbajtje përgjegjësie për mungesën e parandalimit, menaxhimin e situatës dhe reagimin institucional, duke vendosur në qendër interesin dhe sigurinë e qytetarëve të Durrësit”, është shprehur këshilltarja bashkiake Anisa Ibraj.

Kryebashkiakja pritet të shqyrtojë kërkesën, ndërsa qytetarët e prekur nga përmbytjet presin përgjigje konkrete dhe masa reale për përballimin e pasojave dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...