Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Hamallaj Sektor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ndërsa momentet e shpërthimit të zjarrit janë fiksuar nga një kamerë sigurie, ku shihet lokali i përfshirë tërësisht nga flakët. Lokali është në pronësi të shtetasit Xhevdet Çhullaj, i cili dyshon se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ai është njoftuar në orët e para të mëngjesit dhe kur ka mbërritur në vendngjarje, gjithçka kishte përfunduar. Zjarri e kishte shkrumbuar objektin.
Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të zjarrit.
©️zërionline


