Uji drejt tërheqjes, pasojat e përmbytjeve të mëdha në qarkun e Durrësit

Date:

Share post:

Situata e krijuar nga përmbytjet në Qarkun e Durrësit paraqitet më e qetë. Uji po tërhiqet, ndërsa strukturat e emergjencave civile deklarojnë se vijojnë punën në terren. Gjatë natës, reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët dhe mesatar, pa shkaktuar probleme të reja në akset rrugore apo në rrjedhën e lumenjve.

Në bashkinë Durrës, më e prekura në vend gjatë këtyre përmbytjeve, niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm ka shënuar rënie të dukshme, duke e çuar situatën drejt normalizimit. Megjithatë, pasojat mbeten të konsiderueshme. Deri më tani janë evakuuar 848 banorë, janë mbajtur mbi 1450 akte konstatimi dhe janë verifikuar më shumë se 4 067 banesa. Në terren janë angazhuar mbi 500 specialistë që do të vijojnë vlerësimin e dëmeve në ditët në vijim.

Ndihmat ushqimore kanë nisur të shpërndahen për familjet e prekura. Vetëm nga Rezervat Shtetërore janë siguruar mbi 1100 pako ushqimore, të shpërndara në Durrësin e Ri, zonën e Plazhit, Sukth, si dhe për qytetarët e strehuar në ambiente publike. Në njësitë Sukth dhe Katund i Ri janë përmbytur rreth 2800 hektarë tokë bujqësore.

Në bashkinë Krujë, veçanërisht në zonën e Fushë-Krujës, reshjet nuk kanë sjellë probleme të reja, ndërsa lumenjtë Gjole dhe Zezë kanë shënuar rënie të nivelit të ujit. Ka përfunduar gjithashtu mbyllja e çarjes së argjinaturës së lumit Droje. Edhe në bashkinë Shijak, situata paraqitet e qetë, pa problematika të reja të raportuara.

Mes debateve politike mbi funksionimin e hidrovoreve në Durrës, autoritetet lokale theksojnë se ato kanë qenë vendimtare në përballimin e situatës.
Alion Hysko, Drejtor i Ndërmarrjes Rruga që ka në varësi hidrovoret shprehet se “po të mos ishin në funksion hidrovorët, situata do të ishte shumë herë më e rëndë. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, si ai i vjetri ashtu edhe i riu, kanë punuar dhe vijojnë të punojnë me kapacitete maksimale për të përballuar prurjet.”

Shtabi i Emergjencave Civile në prefekturën e qarkut Durrës siguron se monitorimi i situatës do të vijojë, ndërsa puna në terren mbetet intensive për menaxhimin e plotë të pasojave nga përmbytjet.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...