Akuzohet se braktisi fëmijët e mitur/ 33-vjeçarja: Nuk është vërtetë, kurth nga ish-vjehrra

Date:

Share post:

E proceduar penalisht për keqtrajtim të të miturve,
Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve, 5, 10 dhe 12 vjeç, tregon situatën e vështirë që po kalon si nënë e divorcuar prej pesë vitesh dhe përballjen me denoncimin e ish-vjehrrës. Rrezikohet t’i merren fëmijët, por ajo kundërshton braktisjen apo keqtrajtimin e tyre.

“Nuk i braktisa. Isha në punë. Punoj si banakiere në një lokal dhe i lë të tre fëmijët bashkë kur shkoj në punë. Paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë e shtëpisë. Nuk kam të ardhura të mjaftueshme për t’i rritur dhe ushqyer fëmijët, nuk mund të jem gjithmonë pranë tyre“, ka deklaruar ajo.

Blerina shpreh shqetësimin e saj për denoncimin nga ish-vjehrra, të cilin e quan një “kurth”.
“Si mund ti braktis fëmijët, kur unë vetë punoj për ta? Më ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk është e tolerueshme që të vijë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici”, shton ajo.

Ajo shpjegon se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur fëmijët. “Babai i tyre ka qenë në burg në Itali për pesë vjet dhe ka paguar vetëm 180 mijë lekë të vjetra për fëmijët. Si mund t’i ushqej fëmijët me kaq pak? Unë nuk i braktis kurrë, jam nënë. Djali i dytë ka vuajtur nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për trajtim të gjatë. Tani është më mirë, dhe nuk do t’i lë kurrë fëmijët.”

Edhe faktin që nuk i ka dërguar fëmijët në shkollë kohët e fundit është sepse njëri prej tyre ka pasur një sëmundje ngjitëse, por tani është mirë.

Blerina në një komunikim telefonik tregon gjithashtu shqetësimin e saj për hetimet ndaj saj. “Më morën në pyetje në polici dhe dëgjova se mund të më marrin fëmijët. Por unë nuk do t’i lejoj kurrë të shkojnë në jetimore.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...