Gjykata e Durrësit lë në burg Arbër Xhaxhajn pas aksidentit fatal

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin Arbëri Xhaxhaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” (neni 291 i Kodit Penal) dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” (neni 290/3 i Kodit Penal).

Çështja penale u shqyrtua sot, nga gjyqtari i gatshëm Orgent Nazaj, në kuadër të vlerësimit të ligjshmërisë së arrestit dhe caktimit të masës së sigurimit personal.

Kërkesa u paraqit nga Prokuroria pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e përfaqësuar në seancë nga prokurorja Matilda Fetau.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata vendosi ndaj Arbëri Xhaxhajt masën e sigurisë “arrest në burg”. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Aksidenti i rëndë automobilistik ndodhi ndodhi dy netë më parë në Durrës, te Ura e dajlanit. Një automjet tip BMW X5 doli nga rruga dhe ra nga mbikalimi, duke përfunduar poshtë tij, në një hapësirë ku tregtohen lule.
Si pasojë e aksidentit, një vajzë 18-vjeçare humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit 26 vjeç nga Fieri, i plagosur rëndë ndodhet në spital. Të plagosur kanë mbetur dhe 2 këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...