Kontrolle e gjoba shoferëve në Durrës, 4 në pranga

Date:

Share post:

Pas aksidentit të rëndë te Ura e Dajlanit, me pasojë humbjen e jetës së një 18-vjeçareje, Policia Rrugore ka shtuar ndjeshëm kontrollet në qytetin e Durrësit, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë Vendore, vetëm brenda 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur disa raste të rënda shkeljesh, përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe tentativa për të korruptuar punonjësit e policisë.

Gjatë monitorimeve intensive në rrugën “Adria” dhe në zonën e Sukthit, shërbimet e Policisë Rrugore konstatuan dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme. Në momentin e ndalimit dhe kërkesës për kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesit e mjeteve, shtetasit Sh. D. dhe A. Sh., tentuan të shmangnin procedurën ligjore duke u ofruar punonjësve të policisë shuma parash prej 2000 dhe 5000 lekësh të rinj.

Testet e alkoolit treguan se Sh. D. drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l, ndërsa drejtuesi tjetër në Sukth rezultoi me 0.55 mg/l alkool në gjak.

Kontrollet vijuan edhe në akse të tjera të qytetit. Në rrugën “Vllazërimi” u ndalua një automjet që drejtohej nga shtetasi A. R., 44 vjeç, i cili nga testi i alkoolit rezultoi me 0.79 mg/l. Ndërkohë, në rrugën “Miqësia” u kap shtetasi H. K., 22 vjeç, që drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.55 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, pesë drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Autoritetet apelojnë për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, veçanërisht pas ngjarjeve tragjike që kanë tronditur opinionin publik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...