SPAK i komunikon akuzën Elvis Roshit, ish-Kryebashkiakut të Kavajës

Date:

Share post:

SPAK i ka komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës Elvis Roshit, ish-Kryebashkiakut të Kavajës.

Roshi është hetuar nga Prokuroria Speciale për periudhën që ka drejtuar Bashkinë, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare, ai është monitoruar për ndikim në zgjedhje, pasi një prej të afërmve të tij, kandidonte për deputet, në listën e hapur të koalicionit të udhëhequr nga demokratët e Sali Berishës.

Roshi është hetuar për një seri tenderash të organizuara nga Bashkia e Kavajës gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak. Bëhet fjalë për tendera në insfrastrukturën e qytetit, përfshi edhe qendrën, si dhe për pemët decorative. Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se dëmi i shkaktuar si pasojë e abuzimit me tenderat, arrin në 33 mln lekë.

SPAK nisi hetimet për Roshin në vitin 2024, ndërsa ish-Kryebashkiaku është paraqitur disa herë në Prokurorinë Speciale ku është marrë në pyetje nga prokurori dhe agjentët e BKH-së. 

Tenderat për të cilat SPAK ka hetuar ish-Kryebashkiakun e Kavajës i përkasin periudhës janar 2013-dhjetor 2014.

Nga hetimet ka rezultuar se në të paktën 3 tendera, ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës.

Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

3)Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhej në vendimin e GJKKO-së.

Elvis Roshi ishte ndër politikanët e parë që iu ndërpre karriera për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Atij iu ndërpre mandati pasi u verifikua dhe u provua se kishte fshehur ose nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit rekorde kriminale jashtë vendit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...