Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshime në drejtimin e Prefekturës së Qarkut të Durrësit. Me vendim të marrë në mbështetje të neneve 100 dhe 114 të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr. 107/2016 “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, është liruar nga detyra prefekti aktual dhe është emëruar pasuesi i tij.
Sipas vendimit zyrtar, Emiljan Jani është liruar nga funksioni i prefektit të Qarkut të Durrësit, ndërsa në këtë detyrë është emëruar 59-vjeçari Adrian Gurra që më parë ka mbajtur detyrën e Drejtorit të arsim-kulturës në bashkinë e Durrësit.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”. Ndryshimi në drejtimin e prefekturës vjen në një periudhë ku institucionet vendore përballen me sfida të rëndësishme në menaxhimin e çështjeve administrative, emergjencave civile dhe koordinimin me pushtetin lokal në Qarkun e Durrësit.
Nuk dihet ende nëse Janit do t’i ofrohet një detyrë e re dhe ku.
©️zërionline


